Diskriminim dhe Asimilim!

Në librat e historisë në gjuhën shqipe në Mal të Zi nuk mësohet historia shqiptare! 

Lexo më shumë në vazhdim!

Librat e historisë në gjuhën shqipe në Mal të Zi...

janë përkthime të librave të historisë të shkruara për nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën malazeze! (ku mësohet historia malazeze dhe serbe por jo edhe ajo shqiptare)

• nuk përmbajnë ASGJË nga historia e shqiptarëve ne Mal të Zi

• nuk mësohet historia e popullit shqiptar

• më shumë mësohet për aztekët dhe majat e Amerikës Jugore sesa për ilirët!

• fëmijët shqiptarë mësojnë për historinë e Serbisë por jo të Shqipërisë dhe Kosovës

• Skenderbeu vetëm përmendet dhe ate fare shkurt.

• për shqiptarët flitet aq sa flitet për bullgarët, kroatët dhe sllovenët

• nuk egziston Kuvendi i Lezhës, Kryengritja e Malësisë, Çështja e Ulqinit, Kongresi i Manastirit, Ismail Qemali, Dedë Gjo Luli, Tringa e Smajlit, Hasan Prishtina, Fan Noli...

• shpesh Tivari është Bar, Kraja është Krajina, Cetina është Cetinjë, Ballshajt janë Ballshiqët, Gjergji është Gjuragj...mvarësisht se kush e ka përkthyer tekstin

• masakra e Tivarit nuk përmendet ndërsa gjenocidi mbi shqiptarët e Plavës dhe Gucisë shpjegohet si masakër ndaj myslimanëve ku “ka pasur edhe shqiptarë”

• nuk përmenden viktimat e masakrave të Serbisë në Kosovë. Jepen vetëm viktimat e bombardimeve të NATO-s. Gjithashtu numri i të zhvendosurve është minimizuar.

...

PASOJAT E MUNGESËS SË HISTORISË SHQIPTARE NË PROGRAMET SHKOLLORE

• Nëse nuk u mësohet historia e popullit të tyre, fëmijët shqiptarë nuk kanë të njëjtat të drejta si nxënësit malazezë, pra DISKRIMINOHEN.

• Rritet asimilimi i popullatës shqiptare duke ia zdhukur historinë dhe imponuar historinë e popujve tjerë

• Rrritet distanca ndëretnike pasi qe populli shumicë nuk ka asnjë njohuri per popullin shqiptar ne Mal të Zi dhe historinë e tij. Distanca ndëretnike rrit urrejtjen dhe ka potencial për nxitjen e dhunës ndaj pakicave.

• Shqiptarët nuk përmenden kur përmenden territoret qe sot janë në MZ (por qe me shekuj kanë qenë shqiptare). Nxënesi, si ai shqiptar por edhe ai malazez, fiton përshtypje se aty shqiptarë nuk paska pasë asnjëhere.

ZGJIDHJA

• Librat e historisë në gjuhën malazeze dhe shqipe duhen të përpilohen veçmas ku së pari shqiptarët mësojnë per veten e tyre! Lënden duhet gërshetuar që edhe shqiptarët të mësojnë historinë malazeze por edhe malazezët të mësojnë për shqiptarët

• Tekstet e historisë për fëmijët shqiptarë në Mal te Zi duhen të shkruhen duke bashkpunuar institucionet e Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë

• Ndryshim i tekseteve per nxënësit malazezë, ku do të theksohen momentet e historisë së përbashkët të shqiptarëve dhe malazezve si dhe fakti se shqiptarët janë popull autokton. Poashtu, theksim i faktit se numër i konsiderueshëm i fiseve dhe personaliteteve qe sot konsiderohen malazeze kanë prejardhje shqiptare qe do të sillte deri tek afrimi i dy popujve

• Përkrahje nga shteti i Mali të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë në krijimin e gjeneratës së re të historianëve shqiptarë në MZ si dhe institucioneve ku ata do të veprojnë.

KONKLUDIM

Librat e historisë në gjuhën shqipe në MZ janë DISKRIMINUESE ndaj popullit shqiptar dhe kanë pasojë ASIMILIMIN e tij.

Duke qenë se programi shkollor i historisë është diskriminues ndaj shqiptarëve, partitë shqiptare, KKSH, Ombudsmani, Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë detyrë ligjore të nisin procedurat për ndryshimin e librave të historisë në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Çdo zvarritje është pjesmarrje në diskriminim.

Diskriminimi ndaj çdo populli jo-shumicë është i paligjshëm dhe antikushtetues në Mal të Zi.
Nëse nuk egziston vullneti institucional, duhen të nisen proçedurat ligjore kundër institucioneve ose individëve që janë përgjegjës për aprovimin e programeve diskriminuese.

Gjimnazi - Librat e Historisë

Gjimnaz 1 - kopertina

Gjimnaz 1 - përmbajtja

Gjimnaz 2 - kopertina

Gjimnaz 2 - përmbajtja

Gjimnaz 3 - kopertina

Gjimnaz 3 - përmbajtja

Gjimnaz 4 - kopertina

Gjimnaz 4 - përmbajtja

Shkolla Fillore - Librat e Historisë

6 fillore - kopertina

6 fillore - përmbajtja

7 fillore - kopertina

7 fillore - përmbajtja

8 fillore - kopertina

8 fillore - përmbajtja

9 fillore - kopertina

9 fillore - përmbajtja